Ftesa bashkisë Sarandë për shoqërinë civile për të kryer projekte propozime për rininë

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë).

Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024).

Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Në kuadër të Thirrjes publike për OShC-të për projekt propozime për rininë, në partneritet me projektin ReLOaD2 në Shqipëri, ju informojmë se Bashkia Sarandë organizon sesione mentorimi sipas agjendës dhe detajeve në vijim:

Data Ora Tematika e sesionit Vendi
28 Shtator 2022 10:00 – 12:30 Korniza logjike https://undp.zoom.us/j/89438006764?pwd=M3J5VC81MXAvcWV2aG1DdXByaW9vUT09 

Meeting ID: 894 3800 6764
Passcode: 599837

13:30 – 16:00 Projekt propozimi
29 Shtator 2022 10:00 – 12:30 Buxheti dhe Plani i aktiviteteve https://undp.zoom.us/j/82204648855?pwd=OTI4b0ZRd2l2ZmI3dEwrTU4rblRMUT09 

Meeting ID: 822 0464 8855
Passcode: 140816

13:30 – 16:00 Çështje të tjera të aplikimit

Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në çështjet e mësipërme. Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë.

 

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën [email protected] dhe [email protected].