Djegia e ullishteve në Ksamil, Jolio Dine nxjerr blof Ina Zhupën: Bën opozitë nëper kafenetë e Tiranës, ja si qëndron e vërteta

Ish kandidati për deputet, Jolio Dine, ka nxjerr blof akuzat e deputetes së Sarandës Ina Zhupës, rreth zjarrit të rënë sot në Ksamil ku u dogjën disa ullishte, që sipas Zhupës kjo bëhet për ndertime.

Përmes një statusi, Dine ka treguar si qëndron e vërteta duke ironizuar deputeten Zhupa, e cila prej muajsh nuk shkel në Sarandë duke bërë “opozitë” nga Tirana.

“Kur e sheh nga Tirana qytetin tone te Sarandes, ky zjarr i rene ne ullishtet e Ksamilit do te te duket si i qellimshem per te hapur toka e aq me pak me teori konspirative te lidhura me Butrintin!

Ne fakt keto jane pamjet e zjarrit te sotem ne Ksamil, ku u dogj nje siperfaqje e vogel ullishteje e ku nderhyrja e menjehershme e forcave zjarrfikese vlen per tu pershendetur.

Para se te marrim lajme te gatshme portalesh per te bere opozite nga kafenete e Tiranes, mire eshte te gjendemi prane banoreve te zones tone, situatave qe prekin ata por sigurisht duke mos lene menjane edhe falenderimin e peruljen ndaj atyre qe u sherbejne cdo dite bashkeqytetareve tane e qe shperblehen ndoshta shume me pak se cfare meritojne.

Repsekte e falenderime per Repartin e MZSH Sarande, per te cilet e kam edhe te provuar personalisht gatishmerine dhe perkushtimin!”, shkruan Jolio Dine.