Zjarri në disa ullishte në Ksamil, deputetja e Sarandës: Ka diçka që nuk shkon aty

Deputetja e Sarandës, e pozicionuar në krah të Sali Berishës që është shpallur “non grata” nga SHBA, është kujtuar të bëjë një status për zonën ku ajo ka marrë vota, ndonse ka muaj që nuk shkel në këtë qytet.

Sipas Ina Zhupës zjarri që ka djegur vetëm disa ullishte në Ksamil, nuk është gjë tjetër vecse fillimi i planit për ndërtime aty.

“Sa herë ka afera dhe nevojë për të fshehur krimin, e për të hapur toka të reja për ndërtime bie një zjarr i papritur.

Zjarr brenda Parkut Kombëtar të Butrintit nuk është gjë tjetër vecse fillimi i planit për ndërtime aty.

Institucione të kapura që bëhen pjesë e planeve mafioze për shkatërrimin e pjesës së gjelbëruar të Butrintit”, shkruan Zhupa.