ARRSH: Rehabilitim 2 akseve rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë dhe Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit, përmirësohet aksesi drejt Qafë Botës
Segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë dhe Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit, po i nënshtrohen rehabilitimit të plotë, për t’i kthyer në parametrat e duhur.
Ndërtimi i këtyre segmenteve rrugore bëri të mundur përmirësimin e aksesit edhe drejt pikës kufitare të Qafë Botës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se kanë përfunduar punimet e plotësimit të shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga rrethrrotullimi i Kranesë në drejtim të doganës së Qafë Botës. Ndërsa vazhdon puna me gërmime dhe për formimin e trupit të rrugës në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit
Sipas ARRSH-së, po punohet paralelisht dhe për përmirësimin e segmentit rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, vazhdim i aksit Kardhiq-Delvinë.