FOTOT/ Organizohet në Delvinë panairi Kombëtar i Artizanëve

U organizua të martën në Delvinë Panairi kombëtar i artizanëve.

I koceptuar si një nismë e përbashkët e bashkisë, Ministrisë së Kultures dhe Qendres Kombetare te Tradites dhe Artizanatit.

Panairi solli vlera të larmishme autentike te punimeve te tradites artizanale nga  Delvina, Tepelena, Gjirokastra, Kruja  , Korça, Lezha, Belshi, Tirana, artizanet e qendrës “Margarita” në Berat, etj.Eventi kulturor  u pershendet  nga kryetarja e bashkise Majlinda Qilimi dhe Niko Kotherja, drejtor i Qendres Kombetare te Tradites dhe Artizanatit. Ne kete veprimtari ishte i pranishëm edhe nenprefekti i Delvines, Agron Kohila.

Për disa orë atmosfera ne sheshin në qendër të qytetit u shndërrua në një festë popullore ku u paraqitën prodhimet e mjeshtërisë popullorë nga treva të dryshme të vendit.

Në këtë aktivtet tërhoqën vëmendjen punimet e qëndistarisë, të artizanatit të endjes dhe thurjes, të gdhendjes në dru, të punimeve të llamarinës, te shportave me thupra shelgu të artizanëve delvinjotë, etj,. Me interes u vlerësuan artikujt me .punime druri, punimet prej leshi, rrugicat e qilimat me motive popullore nga Kruja,etj.,.

:Ky është panairi I dytë I artizanatit që organizohet në Delvinë,-tha kryetarja e bashkisië Majlinda Qilimi.-Ne synojmë që te ringjallim sadopak  traditën shekullore të artizanatit në Delvinë pasi jo më kot shpesh thuhet se :”artizanati ka lindur në Delvinë “-tha kryebashkiakja .