Hari Imeri i trishtuar nga Tirana: E paskan mbytur me kulla

Pas një periudhe të gjatë në Delvinë, kreu i degës së PD në këtë qytet Hari Imeri, ka qenë ditën e djeshme në Tiranë.

Ardhja e tij në Tiranë ka qenë për shkak të takimit me Lulzim Bashën, i cili po zhvillon takime me gjithë strukturat e PD-së pas rezultatit të 6 marsit.

Hari Imeri mësohet se i ka dhënë mbështetjen e tij Lulzim Bashës për të mos u larguar nga kryesimi i PD-së.

Por gjatë qëndrimit në Tiranë, Hari Imeri është tronditur nga ndërtimet që po kryhen në qëndër të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imeri shkruan i trishtuar:

“E mbytën Tiranën me kulla”, shkruan i mërzitur Hari Imeri. /Sarandanews.com/