Alush Çukari, realizon me sukses vrapimin drejt Tiranës

I vuri detyrë vetes dhe ia arriti. Synimin e tij të përshkimit të distancës Sarandë – Tiranë me këmbë atleti Atleti Alush e ka bërë sot realitet. Paraditen e së hënës Çukari ka përfunduar maratonën. Sot, në orën 09.00 atleti arriti në sheshin Skënderbej dhe pikërisht përballë monumentit të Skënderbeut.

Me veshje sportive ku mbi shpinë në bluzën e tij kishte të shkruar “ Bashkia Sarandë” atleti Alush Çukari e vazhdoi rrugën duke u nisur nga Saranda drejt Tiranës.

Rrugën atleti nuk e përshkoi brenda një dite. Vrapimin e tij e ka realizuar dy herë në javë, duke vazhduar nga vendi ku e kish lënë për të ecur më tej.

Në synimin e tij për të përshkuar me vrap por me shkëputje distancën Sarandë – Tiranë atleti ndërsa pati vullnetin për ta realizuar siç edhe i kish vënë detyrë vetes pati edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili vlerësoi dhe kurajoi atletin për ta çuar deri në fund nismën e marrë prej tij.

Atleti Çukari falënderon në këtë ndërmarrje të tij edhe kontributin e dhënë nga Viron Çipa,Demo Lumani, Entel Roboçi, apo edhe nënkryetarin Romeo Çakuli,drejtorin Sherbimeve,Rustem Duka, drejtorin e Ujësjellës – Kanalizime,Sheme Lulo,Hotel “Titania” Gentian Prifti, Klodian Omeri,Llambi Nika Hidraulike,Pizza “Savos”, Çome Çipa, Vasil Dhima, Fuat Karralliu etj. Dhe sot në historinë sportive në Sarandë regjistrohet edhe atleti Alush Çukari, që arriti me vullnetin e tij të hekurt sportiv të përshkojë distancën Sarandë – Tiranë me vrap për ta përmbyllur atë në 5 shtator 2022 në orën 09.00.

Urime dhe suksese të mëtejshme në nismat e tua sportive, Alush Çukari !