Adrian Gurma takohet me ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesić: Ja temat e diskutimit

Stipe Mesić, ish presidenti i Kroacisë ka qenë për një vizitë në qytetin e Sarandës.

Ish presidenti kroat është pritur nga kryebashkiaku Adrian Gurma, me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve në turizëm, ekonomi, e kultur.

“Me Prefektin e Qarkut Vlorë dhe me kolegen kryebashkiake të Delvinës, pritëm në Sarandë një nga personalitetet politikë më të shquar të Ballkanit e më gjerë, mikun e madh të shqipëtarëve, Ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesić dhe Prefektin e Medimurjes Matija Posavec.

Diskutuam me miqtë, për vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave më të mira mes rajoneve tona në turizëm, ekonomi e kulturë, çka do të forcojë akoma edhe më tej mardhëniet dhe miqësinë mes nesh”, shprehet kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma.