Sarandë/ Procedohet penalisht 48- vjeçari, ja arsyeja
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 48 vjeç.
Ai dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasen C. J., në lagjen nr.1, Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.