“Skafe që vrasin”, në Sarandë u dhanë dhjetra licenca

Tragjedia e Himarës ka angazhuar forcat e policisë që të zbresin në terren për të parë situatën kaotike me skafe e motorë uji, që shkojnë deri tek çadrat e pushuesve.

Në Sarandë, dhjetëra licensa janë lëshuar për mjetet ujore për familje dhe biznese.

Në Sarandë ndërkohë, kapiteneria atje tha se janë të regjistruar 23 motorë uji, të njohur si “Jet Sky”, nga të cilat 7 janë të huaj.

Ndërkohë 98 mjete të tjera lundruese janë familjare. Dhe anije turistike me liçence jane 18.

Gjatë 2 muajve të fundit, Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar 29 mjete lundruese, konkretisht 14 skafe dhe 15 “Jet ski”.