Sarandë, kapet duke kryer ndërtim pa leje në plazh, procedohet 35- vjeçari

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin E. C., 35 vjeç.

Procedimi penal filloi pasi është konstatuar duke bërë punime ndërtimi, në hapësirën bregdetare të marrë me qira prej tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.