Promovimi i Ksamilit në CNN, Rama: Ka ikur koha kur Shqipëria promovohej si vend me plehra në rrugë, tani po na bëjnë reklamë dhe të huajt

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkrim të CNN, ku fton ndjekësit që të vizitojnë bukuritë e Himarës dhe Ksamilit, perlën e Jugut.

Sipas Ramës ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare.

Ai thotë se ka ikur koha kur Shqipëria paraqitej si një vend i mbytur nga plehrat dhe se tani jemi futur në një rrugë tjetër.

“EDHE CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Europës.Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare

Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re. Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t’ia dalë”, shkruan Rama.