Plas sherri në Sarandë, pronari i restorantit plagos me thikë klientin
Sherr mes pronarit të një restoranti në Sarandë dhe një klienti.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur këtë mesditë, në qytetin bregdetar.
Siç raportohet paraprakisht, pronari i restorantit ka përzënë klientët nga lokaliu dhe më pas ka nxjerrë thikën e kagoditur njërin prej tyre.
Nuk dihen ende se çfarë ka ndodhur në këtë ambient që ka çuar në përdorimin e armës së ftohtë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë apo identitetet e personave të përfshirë.