Laureta Ceci, zgjidhet kryetare e Lidhjes së Gruas së PD në Sarandë

Lidhja Demokratike e Gruas në Sarandë ka zgjedhur kryetaren e saj të re.

Ajo është Laureta Ceci, e cila është zgjedhur në krye të LDG Sarandë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetarja e degës së PD Sarandë Manjola Cikuli Nikollo shkruan:

“Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është themeluar si një organizim vullnetar i grave shqiptare mbi bazën e parimeve dhe të vlerave të liberaldemokracisë në Shqipëri.LDG promovon pjesëmarrjen e grave demokrate në strukturat politikëbërëse dhe vendimmarrëse si dhe angazhimin e tyre në funksione politike.

Isha e nderuar që drejtova LDG Sarandë prej disa vitesh,por jam akoma më e lumtur sot që këtë detyrë kaq fisnike ja dorëzova një zonje të nderuar dhe plotë vlera si Laureta Ceci.

Një falënderim të veçantë e kam për znj.Albana Vokshi e cila ka qënë gjithmonë një mbështetje e madhe për cdo grua dhe promotorja më e mirë e vlerave dhe forcës së gruas në politikë.

Faleminderit për të gjitha ato vajza e gra të cilat i kisha në krah të këtij rrugëtimi të bukur,premtoj se si Kryetare e PD Sarandë do të jem akoma më shumë në mbështetje të tyre.

Gruaja është një forcë e madhe shoqërore, një forcë që mund të shenojë edhe kthesa historike, me levizjet e veta perparimtare, emancipuese e mbarëvlerore për gjithë shoqërinë”, shkruan ajo.