Ngjarja në Himarë, autori: Mjeti më doli nga kontrolli

Arjan Tase ka shprehur pendesë dhe keqardhje për ngjarjen e ndodhur në Himarë, ku mjeti që drejtonte i mori jetën një vajze 7 vjeçe që pushonte me prindërit në plazh.

Gjatë dëshmisë së tij, Tase është shprehur se mjeti i ka dalë nga kontrolli në momentin që ka dashur të marrë kthesën.

Manovra ka ndodhur në momentin që ai ka qenë në korridorin dalës.

Skafi që ai drejtonte i shkaktoi vdekjen vogëlushes me iniciale J.A. e sapoardhur me pushime nga Britania.