Gati vendimi për shitjen e ekipit të Butrintit

Klubi i Futbollit Butrinti do të shitet me ankand.

Ky është projekt-vendimi i Bashkisë Sarandë, i cili pritet të votohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të ditës së mërkurë.

Ngjitja në Kategorinë e Parë dhe me skemën e re të vendosur nga FSHF-ja ku ekipet do udhërojnë nga Saranda në Peshkopi, ka bërë që dhe kostot financiare të jenë tepër të larta.

Kjo siç duket ka bërë që bashkia të nxjerr në shitje klubin për të siguruar që ekipi të ketë financa të shëndosha dhe të jetë një ekip konkurues.

Kujtojmë që nën drejtimin e presidentit Adrian Gurma, Butrinti vitet e fundit ka qenë një ekip që ka ardhur çdo sezon në rritje.

Suksesi u arrit këtë kampionat që u mbyll me Butrintit që arriti objektivin duke u ngjitur në Kategorinē e Parë.