Kanosi policin në krye të detyrës dhe mbante me vete një thikë, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

Një 38-vjeçar me iniciale I. O., është arrestuar pasi kanosi për shkak të detyrës një punonjës policie në fshatin Derviçan në Gjirokastër.

Mësohet se polici në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

Bëhet me dije se 38-vjeçarit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë: Gjirokastër

Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit I. O., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.