Destinacioni i javës: Plazhi i Pasqyrave, 9.2 km nga Qendra e Qytetit

Plazhi “Pasqyrat” ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint dhe 2 km duke përshkuar rrugën përmes fshatit Manastir.

Është një ndër plazhet më të preferuara për këdo që zgjedh Sarandën si destinacion të pushimeve verore.

Ky plazh ndodhet në një gji ku fenomeni natyror i reflektimit të diellit mbi ujin e pastër dhe shkëmbinjtë e bardhë, krijojnë efektin magjik të një pasqyre.

Ngjyra spektakolare e detit e kombinuar me harmoninë e nuancave blu të qiellit, e bën këtë plazh të veçantë për nga bukuria dhe pastërtia.