Disiplina dënon me dy ndeshje lojtarin e Butrintit U17, Indrit Sejko

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar së fundmi vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar.

Për shkak të pauzës së Kombëtareve, dënimet këtë herë vijnë nga ndeshjet e moshave.

Lojtari i Butrintit U17 Indrit Sejko eshte denuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

“Lojtari i KF Butrinti U-17, Indrit Sejko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet ne njoftim.