Delvina, nuk bën plazh as me bukë me vete
Delvina është një prej bashkive më të varfra në jug të vendit. Edhe pse jetojnë vetëm 25 minuta larg detit, në masë qytetarët atje thonë se nuk e kanë më mundësinë për pushime.
Delvina është vetëm 25 minuta larg Sarandës, por banorët në masë thonë se këtë verë as nuk e kanë parë detin.
“Saranda është afër por është shumë larg për ne, s’kemi mundësi ekonomike.”
Gjendja ekonomike, pamundëson planet për pushime, Qofshin ato disa orë në ditë, në plazhe publike e me termus me vete.
“Biletat janë shumë të shtrenjta, të ardhurat këtu janë shumë të ulëta, ekonomia është e rërnuar.
”Një shezlong bën 15 mijë lekë, rruga shkon 30 mijë lekë, po për të ngrënë e për të pirë, vetëm me marrë bukë e domate me vete.”
Në Delvinë gjen banorë që thonë se kanë 20 vite pa shkuar në det, sepse të ardhurat që siguron janë për mbijetesë.
“Unë e kam gjysmë ore larg plazhin dhe kam 20 vite pa shkuar.”
Pamja e qytetit dëshmon ditët e vështira që po kalon.
Të rinjtë kanë ikur masivisht, ata që kanë mbetur punojnë në administratë ose pune sezonale.
“Këtu nuk ka punë, shteti nuk ka vënë dorë në këtë vend.”
Pensionistët t dhe familjet në ndihmë ekonomike thonë se po jetojnë në vështirësi.
“Unë marrë pensionin 50 mijë lekë, ndërsa ilaçe marrë 100 mijë lekë.”
“Këtu janë larguar, janë në emigrim. Një pjesë jetojnë me bujqësi e me tregti.
Pushimet në këto kushte për shumicën e delvinjotëve konsiderohen luks.
“Rrallë janë ata të Delvinës që shkojnë e bëjnë plazh.”