VIDEO / “Momenti nis tani!”, çasti historik i çeljes së negociatave BE-Shqipëri

“Sot unë jam i lumtur, zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushur me lumturi, asnjëherë nuk mendoja të gjeja lumturi në këtë ndërtesë, janë të mbushura me vendosmëri të re për të vazhduar rrokullisjen e gurëve të BE dhe të mbushura me shpresë miti dhe politika do copëtohen. Se një ditë do kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe mos jemi të detyruar të rrokullisemi mbrapa. Ai vend në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi që ne i përkasim gjithmonë, në familjen evropiane”.

Me këto fjalë Kryeministri Edi Rama mbylli fjalimin e tij në Bruksel gjatë Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Pjesëmarrësit duartrokitën fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë.

Ndërsa drejtuesi i kësaj konference tha se ky është pikërisht momenti zyrtar i çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Momenti nis tani”, tha ai, duke shënuar një çast historik për Shqipërinë.