U arrestua një ditë më parë në Sarandë pasi ishte dënuar me burg për vrasje në 1998, lihet i lirë 62-vjeçari, i ishte parashkruar vendimi
Është lënë i lirë 62-vjeçari Hair Breshanaj, i cili u arrestua një ditë më parë pasi u konstatua se dënimi me 20 vite burg për një vrasje të kryer në 1998 ishte parashkruar.
Breshanja u vu në pranga ditën e djeshme, i cili fshihej në fshatin Vrinë, pasi akuzohej se ka vrarë Nusret Nanajn.
Sipas policisë 62-vjeçari më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë shtetasin Nusjet Nanaj.
Hair Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Por, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar ndaj 62-vjeçarit , u la në gjendje të lirë.