Tërmet i fuqishëm në Greqi, raportohet për dëme, u ndje dhe në jug të Shqipërisë

Një tërmeti i fuqishëm ka goditur Greqinë pak pas mesnate, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 i shkallës rihter, ndërsa sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 5.4 rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në verilindje të Pargës, jo shumë larg kufirit me Shqipërinë, duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta edhe në Sarandë e Gjirokastër, e në zonat e tjera përreth.

Mediat greke raportojnë se tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në zonën Kanalaki, ku janë shembur disa shtëpi, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut. Nuk ka të dhëna për persona të lënduar.