Mjeku: Po presim që të vijë nga Japonia medikamenti që bëri mrekulli kundër COVID-19

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka treguar situatën në Spitalin Infektiv, dhe tha se po shkohet drejt përmirësimin, pasi është ulur numri i të infetkuarve që janë të shtruar.

“Situata në Infektiv është komplekse ku ka pacientë në gjende të qëndrueshme por edhe pacientë në gjendje të intubuar. Trajtimi i pacientëve është shumë profesional”, u shpreh Kalo.

Mjeku në një lidhje direkte me emisionin “Open” në To Channel me tej foli dhe për një ilaçin që po bën mrekullinë në botë kundër COVID-19 që shumë shpejt do jetë dhe në Shqipëri.

“Dua të them që ambasadori shqiptar në Japoni po bën përpjekje që të sjellë në Shqipëri medikamentin që atje ka dhënë shumë efekt, Avigan-in”, u shpreh më tej mjeku.

Ai po ashtu foli dhe për masat lehtësusese që do ndërrmeren nga Shqipëria dhe është skeptik për to, pasi siç tha duhen dhe disa masa të tjera shtrënguese dhe ndërgjegjësim i qytetarëve për përballjen me COVID-19.