Surprizues notarët sarandiotë në kampionatin kombëtar për të rinj e të rritur

Në akuadromin e Tiranës nga 1-2 korrik, u zhvilluan garat e notit në kuadër të Kampionatit Kombëtar për të rinj e të rritur. Ekipi “Butrinti” u përfaqësua me dy notarë të talentuar e cilësorë.

Ata janë: notari rekordmen i të rinjve dhe kampion në të rritur, RONALDO SERJANI, në stilin delfin dhe 14-vjeçari i talentuar EDILJANO HUNA, në stilin e lirë të distancava të gjata. Notarët tanë në këtë kampionat u paraqitën mjaft mirë, duke kapur objekivat. Ata suprizuan me rezultatet shumë të mira, megjithë kohën e pakët të stërvitjes dhe në kushte të ndryshme nga Ajuadromi i Tiranës.

Notari Ronaldo Serjani zuri 4 vende nderi: 1. 50 m flutur 26″41 vendi i parë të rritur 2. 100m flutur 58″84 vendi i parë. 3.50m stil i lirë 24″ 86 vendi tretë. 4. 100m stil i lirë 54″ 89 vendi tretë. Kurse notari i talentuar e me prespektivë Ediljano Huna zuri 3 vende nderi.

Garoi në stilin 200m, 400m, 800m dhe 1500m. Rezultatet e garave ishin: 1.200m stil i lirë 2’14″09 2.400m stil i lirë 4’46″42 vendi i tretë për të rinj 3. 800m stil i lirë 9’48” 47 vendi tretë të rinj-të rritur 4. 1500m stil i lirë 19′ 09″26 vendi tretë të rinj-të rritur.

Rezultatatet janë premtuese për të vendosur rekorde kombëtare për moshat 13-14 vjeçare.

Kjo, edhe falë mbështetjes në rtitje edhe nga qeverisja vendore në Sarandë, e cila ks kthyer vëmendjen nga noti, që është sport i tradidës në qytetin tonë.