Sezoni turistik, policia masa shtesë për muajin gusht

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar marrjen e masave shtesë përgjatë muajit gusht për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Burime të besueshme bëjnë me dije se Nano nëpërmjet një letërporosie ka kërkuar nga drejtoret vendore dhe të kufirit, marrjen e menjëhershme të masave shtesë për sigurinë e pushuesve.

Në letërporosi, thuhet se Nano ka kërkuar rritje të prezencës policore përgjatë muajit gusht edhe në zonat turistike e malore.

Gjithashtu, është kërkuar monitorim intensiv të qarkullimit rrugor me mjetet inteligjente, radarët automatikë  e dronët edukues me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.