Shiste kanabis në banesën e marrë me qira në Ksamil, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike.

I riu, banues në Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku qëndronte me qira, në Ksamil, iu gjetën dhe iu sekuestruan 61 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale