Sarandë, dëmtohet rëndë në kokë 30- vjeçari duke notuar: Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
Një 30 vjeçar nga Dibra i ardhur me pushime ne Sarande ka pesuar nje demtim te rende ne koke.
Sipas policise ai ka pesuar nje demtim ne koke duke notuar ne pishine duke u dërguar menjere në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
NJOFTIMI
Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë.
30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.