Nesër hapet Kardhiq-Delvinë: Aksi pajiset me sinjalistikën e duhur, në tunelin e Skërficës vendoset ndriçimi

Të shtunën hapet rruga Kardhiq Delvinë, një nga akset më të rëndësishme në jug të vendit. Tashmë qytetarët që i drejtohen Sarandës, Delvinës apo pikës kufitare të Qafë-Botës mund të qarkullojnë në këtë aks duke shmangur Qafën e Muzinës.

Në terren po bëhen punimet e fundit. Në tunelin e Skërficës po vendoset ndricimi ndërsa përgjatë aksit edhe sinjalistika vertikale dhe horizontale.

Përfaqësues të kompanisë që kryen punimet thonë se edhe pas hapjes, do të vijojë puna në pjesën e skarpatave përgjatë segmentit dhe në pjesët problematike për sigurinë gjatë lëvizjes.

Ndërkohë me ritme të shpejta vijojnë punimet edhe në aksin Shijan Ura e Gjdarit që lidh Kardhiq- Delvinën me Sarandën dhe Qafë-Botën. Ky segment po zgjerohet ndërsa puna pritet të përfundojë shpejt.