Rama: Mbushet bregdeti i Sarandës me gurë, polici s’pyet, u desh ndërhyrja ime

Rama: Mbushet bregdeti i Sarandës me gurë, polici s’pyet, u desh ndërhyrja ime

Kryeministri Edi Rama deklaroi se policia duhet të kapë në flagrancë ndërtimet pa leje në shkelje me ligjin, duke deklaruar se më pas ato duhen referuar në IKMT për të vepruar. Rama u shpreh se policia i kërkon llogari fshatarit në majë të Malit por mbyll sytë përgjatë bregdetit. Ai pyeti drejtorin e Shkodrës për Velipojën ndërsa tregoi një rast në Sarandë ku ishte dashur ndërhyrja e tij për të hequr materialet brenda 24 orësh.

“Ajo duhet të jetë strukturë që vepron mbi bazë të raporteve të Ministrit të Brendshëm. Nuk do kapë inspektori i IKMT për të kapur kush ndërton pa leje. Flagrancën e ka policia e Shtetit se përndryshe procesi devijon nga të shkojnë sytë. Çdo komisariat ka zonën e vet. Pushteti vendor është tjetër pjesë e problemit. Edhe konfliktet duhen adresuar. Është e pamundur që një ndërtim pa leje, në det, në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara.

Të ndërhyhet në det e të hidhen gurë. Të mbushet me gurë deti pa vajtur këmbë polici për të thënë çfarë janë këta gurë që po hedh në det, Dhe pastaj të vijë puna deri tek unë dhe pasi ndërhyj unë për 24 orë të pastrohet ajo kjo është e papranueshme. Kush e mban përgjegjësinë. Policia e Shtetit duhet të jetë shumë rigoroze dhe nuk duhet të lejojë që 1 individ të njollosë reputacionin e saj. Edhe SHÇBA ka një rol të veçantë. Kjo nuk është indiferencë as mungesë aftësie por korrupsion”, tha Rama.