Më pak pushues këtë sezon turistik në jug? Kumbaro: Unë i quaj muhabete Facebook-u!

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur për sezonin turistik si edhe për kritikat se këtë ka më pak pushues kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve.

Ajo theksoi se shpërndarjet në rrjete nuk janë baza për të bërë një perceptim, duke i quajtur edhe muhabete Facebook.

Po ashtu ajo u shpreh se turizmi në vend është i shtrirë nga veriu deri në jug.

“Komente që bëhen në rrjet pa asnjë sondazh shifër, metodologji apo sistem. Facebook sokaku i madh i muhabeteve dhe unë nuk kam asnjë problem me këtë, unë i quaj muhabete. Unë flas për të dhënë që vijnë nga hoteliere.

Edhe kjo është pjesë e fenomeni të tregut të lirë, shteti nuk kontrollon çmimet por abuzimet. Kam qenë vetë në terren për të parë dhe verifikuar abuzimet. Ato që janë me emër dhe mbiemer ndiqen nga kontrolli i hetimit” tha ajo në “Kjo Javë”.