I dënuar me 20 vite burg për vrasje në 1998, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hair Breshanaj, 62 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është dënuar për vrasje më 1998.

Në kuadër të operacionit ‘Vrina’ u arrestua 62-vjeçari, i cili ka vrarë Nusret Nanajn më datë 24.11.1998, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Hair Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.