Gjysma e ish-drejtuesve te PD Sarande, ne mbledhje me Alibeajn. Percahet PD, gjysma njeh Berishen

Përpos punës në komisionin për reformën territoriale, Partia Demokratike ka zbritur edhe në terren për konsultime me qytetarët.

Kreu i grupit Parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi nga Vlora se nëse nuk do të ketë dakordësi për hartën e re, do të qëndrojnë në variantin aktual.

Në këtë takim të Alibeajt u vu re një pjesë e madhe e zyrtarëve të degës së PD Sarandë dhe Delvinë.

Të pranishëm në mbledhje siç shihet nga fotot ishte gati gjysma e ish-drejtuesve te PD Sarande, ne mbledhje me Alibeajn.

Aty shihen Ish-Kryetare, N/Kryetare, Drejutes departamentesh e sekretariatesh, ish-Kryetar Komunash, ish-keshilltare bashkie.

Kujtojmë që dega e PD Sarandë dhe ajo e Delvinës janë të përçara ku një grup njeh Berishën dhe tjetri PD zyrtare qe aktualisht drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. /Sarandanews.com/