FOTOT/ Rama: Plazhet e Sarandës, të mirëmbajtura dhe të pastruara pa asnjë pagesë për pushuesit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një postim në rrjetet sociale në lidhje me plazhet.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë foto përgjatë bregdetit të Sarandës.

Ai shprehet se ato janë mirëmbajtur dhe pastruar nga bashkia pa asnjë pagesë për pushuesit.

“Dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.