Ish prokurori i Sarandës Platin Aliçka konfirmohet në detyrë

, KPK shpalli të mërkurën më 3 prill vendimin për konfirmimin ne detyrë të prokurorit të Tiranës,  .

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Roland Ilian.

Gjatë seancës dëgjimore më 2 prill nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Platin Aliçka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore.

Ai u emërua prokuror në Sarandë në vitin 2008 dhe u transferua në Prokurorinë e Elbasanit në vitin 2015 ku e ushtroi funksionin deri në 2016-ën.

Në vijim ai është komanduar pranë Prokurorisë së Tiranës ku dhe vijon të ushtrojnë detyrën pas caktimit nga KLP në maj të vitit 2023 nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.