Deputetja e Sarandës mesazh prekës për Armandon: Lotët nuk do të thahen kurrë për ty, parajsa ka ëngjëllin e vet
Deputetja e PD në Sarandë, Ina Zhupa, ka bërë një reagim për Armando Kazmën, i cili humbi jetën teksa kalceto ku kishte shkuar për të luajtur u rrëzua nga moti i keq.
Më poshtë reagimi i plotë i Zhupës.
Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurre kete status, dhimbje pafund. Nje nga djemte me te mire te Sarandes, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit. Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme.
Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22 vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi. O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert. I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty.
Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren. Do te mbaj mend te qeshur gjithmone.