Delvinë, gjendet i pajetë në përrua një 68- vjeçar

Nje 68- vjecar nga Delvina eshte gjetur i pajete në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”.

Delvinë/Informacion paraprak

Policia njofton se më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur “Gropa e Zilfos”, Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë.

Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.