Niko Kuri: Krahës detyrës si deputetit do vazhdojë të jetë pranë Spitalit të Sarandës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri takoi banorët e Bashkisë së Delvinës ku prezantoi kandidatët për deputetë Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri.

“Ne kemi edhe Niko Kurin, doktorin që e njihni të tërë. Një njeri që u ka shërbyer të gjithëve në këto kohë të vështira. Një mjek humanist dhe një kandidat i PS-së por mbi të gjitha një qytetar i kësaj zone, që i di mirë hallet dhe problemet e zonës dhe jam i bindur që do ju përfaqësojë denjësisht por njëkohësisht do t’ju shërbejë edhe si mjek sepse e ka marr këtë si angazhim dhe detyra e tij kjo është”, ishin fjalët e Gjiknurit.

Mjeku i njohur Niko Kuri garantoi qytetarët se krahas ushtrimit të detyrës së deputetit do vazhdojë të jetë pranë Spitalit të Sarandës për çdo problematikë me të cilën ndeshen qytetarët.

“Ne të gjithë jemi njohur edhe në situata të vështira. Unë në punën time si mjek jam përpjekur të jap më të mirën time edhe si mjek edhe si njeri, duke e konsideruar që të gjithë ata që janë përballë meje në një situate të caktuar se janë njerëzit e mi dhe duhet të bëjmë më të mirën për ata dhe si mjek, edhe si Niko.

Edhe unë i jam bashkuar sivjet këtij projekti të PS-së duke marrë pjesë si kandidat në listën e PS-së me besimin e plotë që meriton një mandat të tretë. Mora këtë vendim sivjet për të nderuar vec punën time si mjek të jenë të garantuara dhe keni fjalën time që do të mbështes në Spitalin e Sarandës për cfarëdolloj problemi që mund të keni”, u shpreh Kuri.