VENDIMI: Gjykata liron Pandi Zhongën dhe Rovena Aliajn

Gjykata ka vendosur që drejtori i Urbanistikës së Sarandës Pandi Zhonga të lirohet nga qelia pas kërkesës se prokurorit me masën “arrest me burg”.

Pandi Zhonga akuzohej për mos veprim lidhur me konfirmimin e nje siperfaqe toke e cila dyshohej se ishte e falsifikuar.

Sarandanews.com ka mësuar se avokati provoi se bashkia nuk mund të konfirmoj dokumemta fals, nënshkruar nga individ në emër te komitetit ekzekutiv plurlaist se nuk e disponon atë arkiv.

Kjo u provua dhe në Gjykate me nje shkrese që bashkia i ka dërguar kadastres lidhur me kete tip kërkese

Pandi Zhonga do hetohet duke qëndruar në arrest shtëpie, e duke shkuar drejt pafajsisë.

Edhe ish zyrtarja e Kadastrës Rovena Aliaj gjithashtu eshte liruar nga qelia. /Sarandanews.com/