Të bashkërenduar e bashkëveprues, për përballimin e problematikave të sezonit

Edhe një herë tjetër theksi është vënë tek nevoja që të gjithë aktorët të jenë të bashkërenduar dhe bashkëveprues për të përballuar ngarkesën dhe problematikat e sezonit turistik.

Kjo u kërkua të bëhet mënyrë pune nga të gjitha strukturat, me prani të Prefektit të Vlorës, zëvendësministres së Turizmit e Mjedisit, të Kryetarit të Këshillit të Qarkut, kryetarit të Bashkisë Sarandë e Himarë dhe përfaqësues nga Bashki të tjera, si dhe përfaqësues të Agjenicisë Kombëtare të Bregdetit, operatorë të kontratuar për menaxhimin e mbetjeve urbane në Sarandë e Himarë.

Diskutimi u përqendrua në parashtrimin e detyrave specifike, për t’u paraprirë me efiçensë të lartë dhe me bashkim energjish problematikave të sezonit.

U theksua se vetëm kështu garantohet një sezon i mbarë dhe me shërbime në standart të lartë.