Thellohet bilanci tragjik/ Italia nuk gjen paqe, CoVid-19 shënon 812 viktima në 24 orë

812 persona kanë humbur jetën në Itali vetëm gjatë 24 orëve të fundit duke përkeqësuar kështu bilancin e viktimave të shkaktuar nga CoVid-19.

Ndërkohë numri total i vdekjeve ka shkuar në 11 591.

Sipas ekspertëve piku pritet të vijë në 7 ditët në vijim.

Ndërkohë, deri më tani janë infektuar me koronavirus 75 528 persona, ku më e prekur mbetet Lombardia.