Belinda Balluku inspekton punimet në Kardhiq-Delvinë, në korrik pritet hapja e rrugës
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndodhet paraditen e sotme në aksin Kardhiq-Delvinë për të inspektuar ecurinë e punimeve.
Bashkë me drejtorin e ARRSH dhe përfaqësues të kompanisë që kryen punimet, Balluku do të shohë tunelin si pjesa e fundit për finalizimin e këtij projekti.
Pritet që rruga të hapet plotësisht për qarkullim në muajin korrik.
Ky investim nisi për herë të parë në vitin 2007 dhe u deshën plot 15 vite për të përfunduar edhe pse nuk kishte një distancë të madhe.