U arrestua për dhënien e certifikatave të jashtëligjshme në bregdet, lirohet ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë
Lirohet nga qelia Ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi sot masën e sigurisë për të nga “Arrest ne burg” në “Arrest në shtëpi”.
Seanca u zhvillua sot në orën 12.30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur në short në 19 maj.
Dhima, 34-vjeç u arrestua në 24 mars pas urdhër arrestit të Prokurorisë së Sarandës për “shpërdorim detyre” në kuadër të operacionit “Heshtja 2”.
Prej asaj date, në qelitë e paraburgimit të Sarandës, të arrestuar gjatë të njejtit operacion, vazhdojnë të jenë ish-zyrtaret e ASHK Sarandë, Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lango, ndërsa në kërkim është ish-Drejtoresha Kozeta Statha.