Turistë në Delvinë: Kënaqësi e kujtesë për aktor politik lokal

Kreu demokrat i Delvinës, Hari Imeri, është ndjerë i ngazëllyer nga fakti që grupe turistësh janë shfaqur këtë pragsezon dhe në qytetin e tij.

Me këtë rast, ai hedh idenë në investime që do mund ta bënin më atraktive Delvinën, e pasur me histori tërheqëse, e cila një ditë do ishte e preferueshme edhe për atë masë njerëzore që dyndet në Sarandën fqinje.

“Është kënaqësi kur qyteti vizitohet nga shtetas të huaj !

Delvina është një qytet me tradita dhe histori.

Me intelektualë dhe personalitete që kanë hipotekuar kontributin e tyre në shtetformimin e kombit tonë.

Qeveria duhet të investoj në restaurimin e objekteve që mbartin histori politike, kulturore, fetare dhe patriotike. Rrjedhimisht kjo do të mundësojë që Delvina të gjallërohet duke u vizituar më shpesh nga tursit vendas dhe të huaj”, shkruan Hari Imeri.