SPAK jep pretencën, kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa
SPAK ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasën.
Kështu mësohet se SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg si dhe 5 vite heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për ish-prokurorin, i cili akuzohet se pushoi një çështje për një të akuzuar pasi mori para.
Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënim prej 12 vitesh e 7 muajsh burg për personat e tjerë që ishin në proces me ish-prokurorin Hasa.
Kujtojmë se Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh, por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme.
Pretenca e SPAK-ut:
- Sali Hasa 3 vjet e 6 muaj burg (5 vjet heqje e së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike)
- Emiljano Mirani 2 vjet 6 muaj burg
- Elson Papa 1 vit burg
- Napolon Hodaj 2 vjet burg (5 vjet heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike)
- Julian Zera 15 muaj burg
- Markelian Aliani 3 vjet e 6 muaj burg
- Qerim Ruçi 2 vjet e 6 muaj burg
- Bledar Hajredini 2 vjet burg