Sarandë: Po ndërtonin një platformë metalike pa leje, policia arreston tre persona
Policia njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, Sh. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, K. Q., 51 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
3 personat janë arrestuar pasi janë konstatuar duke ndërtuar një platformë metalike, pa lejen e organeve kompetente, në lagjen nr.3 Ksamil, Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.