FOTOT/ Dita e Arumunëve, zhvillohen aktivitete në Sarandë

Një ceremoni festive u zhvillua sot në Sarandë.

Popullsia arumune në Shqipëri ka festuar festën kombëtare që kremtohet në të gjitha vendet e Ballkanit ku jetojnë vllehët.

Ky aktivitet solli në pah vlerat e arumunëve si një nga popullsitë me të vjetra dhe autoktone në trojet ballkanike

Ceremonia në Sarandë u përgatit nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Adrian Gurma dhe nën kryetarit Romeo Çakuli, të cilët mikpritën personalitetet nga Ambasada Rumune në vendin tonë.

Të pranishëm ishin disa senatorë Z. Adrian Kostea, Alfred Laurenciu, Antonio Mihai, dhe Aleksandru-Rëzvan Kuk.

Gjithashtu në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri Oktavian Sherban.

Më poshtë pamjet nga ceremonia e organizuar në Sarandē. /Sarandanews.com/