Fatos Nano drejt Presidencës, PS nuk e përjashton
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, është pyetur nga gazetarët nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për president.
Edhe pse Gjiknuri u shpreh se nuk mund të flasë për emra konkret, ai shtoi se askush nuk është i përjashtuar përderisa kanë profilin e nevojshëm për këtë post.
Gjiknuri ka shtuar se duhet një profil që të mos e kontaminojë zyrën e Presidencës me agjenda personale, ndërsa shtoi se i vetmi kusht është që të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së.
“Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset. Ne kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar.
Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jenë kandidatë. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat” tha Gjiknuri.