“Butrinti”, Rama-opozitës: Kur flisni ju për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhen dy…, një ta mbash një ta çash

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me diskutimet që u bënë ditën e sotme në Kuvend sa i takon Parkut të Butrintit. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Rama nuk i kurseu ironitë për Sali Berishën si dhe për opozitën.

“Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë.

Së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë.

Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathore është mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin”, tha ai.