Sarandë: U kap i dehur në timon, arrestohet 43- vjeçari

Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. B., 43 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.